Liqeni i Banjës vend i rrezikshëm/ Babai me dy djemtë e tij dhe kushëriri nuk janë viktimat e para

schedule23:35 - 21 Korrik, 2023

schedule 23:35 - 21 Korrik, 2023

 

Pasditen e sotme, katër shtetas, babai me dy djemtë e tij dhe kushëriri i tyre, u futën për t’u larë në Liqenin e Banjës dhe nuk dolën më nga aty.

Trupat e Arban Zogut, 46 vjeç, dy djemve të tij, Ruben dhe Esti Zogu, 19 dhe 14 vjeç dhe nipit të 46-vjeçarit, Melsi Zogu 20 vjeç u nxorën pak minuta më parë nga polumbarët e RENEA-s.

Gazetarja e ABC News, Edisona Skenderi raporton viktimat ishin banorë të qytetit të Gramshit.

LEXO EDHE: Tragjedia në Gramsh/ Shuhet familja në liqen, nxirret katër trupat e pajetë

Liqeni i Banjës është një nga pikat turistike më tërheqëse të qytetit të Gramshit, por viktimat e sotëm nuk janë të parët që janë mbytur në këtë liqen.

Mësohet se personat që duan ta vizitojnë Liqenin e Banjës apo të lahen në këtë liqen, më parë duhet të informohen pasi ky liqen është i rrezikshëm për personat që nuk janë të informuar.

Paraprakisht dyshohet se ka qenë një prej të rinjve që është mbytur i pari dhe më pas të tjerët një e nga një kanë tentuar të shpëtojnë njëri-tjetrin, e për fat të keq janë mbytur të katërt. r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!