Trajneri legjendar Marcelo Lippi ka theksuar se kampionati italian ka dalë nga kriza falë talenteve të reja.
Trajneri legjendat Marcelo Lippi ka dhënë se fundmi një interviste për Gazetta dello Sport ku ka folur për të kaluarën e tij tek Juventusi, Milan, por edhe futbollin italian.
“Është e vëshjtirë të fitosh nëse nuk luan mirë. Unë kam drejtuar një Juventus me tre sulmues që bënin presion lart. Nuk ndërtova një skuadër që të luante mirë faktikisht, por të luante në sulm. Mendoj se problemi i futbollit italian të viteve të fundit ishte numri i lojtarëve të huaj. Së fundmi po lindin shumë lojtarë vendas si Chiesa apo Zaniolo. Puna me të rinjtë është vendimtare për të ardhmen.
Futbolli italian ka përjetuar një periudhë të vështirë, por e shoh në rrugë të mbarë. Trajneri Mancini ka sjellë risi në skuadër duke grumbulluar lojtare të rinj të cilët edhe pse nuk kanë shumë eksperienca kanë luajtur mirë. Përfshi këtu edhe sulmuesin e Juventusit Moise Kean. Shpresoj që talentet që po luajnë në Serie A të mos largohen në kampionatet e tjera, por të qëndrojnë në Itali”, përfundon Marcelo Lippi./ABC News Albania 24/7