Leo Messi theu para pak ditësh rekordin e golave të shënuar me një skuadër të vetme. 644 gola me Barcelonën dhe legjenda Pela “ra” nga froni me 643 golat e realizuar me fanellën e Santos.
Argjentinasi është pranë një tjetër rekordi, këtë herë në La Liga. Kundër Eibar për Messin do të ishte ndeshja e 500-të në La Liga, një shifër që e kanë arritur deri më tani vetëm 10 futbollistë.
Gjithsesi ata janë të gjithë spanjoll dhe Messi bëhet i pari i huaj që e kap atë shifër. Me mbi 500 ndeshje janë emra të njohur si Raul, Casillas, Ramos, Xavi, Manolo Sanchis, Andoni Zubizarreta, Joaquin, Eusebio, Paco Buyo dhe Miguel Soler. /abcnews.al