Lionel Messi ka folur sërish për mediat. Ylli argjentinas, pavarësisht të gjitha prapaskenave, ka vendosur t’i japë fund gjithçkaje dhe të fokusoher 100% te Barcelona, së bashku me shokët e skuadrës.
“Pas shumë mosmarrëveshjesh, dua t’i jap fund gjithçkaje. Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të kuptojmë se më e mira do të vijë.
Gabimet? Marr përgjegjësitë për gabimet e mia. Nëse quhen gabime janë bërë vetëm që ta bëjmë Barcelonën më të mirë dhe më të fortë.
Duhet të ecim në të njëjtën rrugë. Dua t’i çoj mesazh të gjithë fansave që duhet të na ndjekin. Në çdo moment dhe nëse janë të nervozuar apo të mërzitur me mua, duhet ta dinë se kam bërë gjithçka për të mirën e klubit”, u shpreh Leo Messi./abcnews.al