Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Linjë nënujore me Italinë, projekt me rëndësi të madhe”/ Rama: Integrimi, do të hapim negociatat politike  

schedule15:41 - 13 Nëntor, 2025

schedule 15:41 - 13 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama në një konferencë të përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, vlerësoi mbështetjen e Italisë, ndaj vendit tonë.

Kryeministri Rama e ka vlerësuar këtë takim, si historike që u zhvillua në Romë mes dy qeverive.

“Sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, kanë më në fund të drejtën për pension. Një kërkesë e bërë mbi 10 vite më parë. Një angazhim i marrë nga të gjitha qeveritë e mëparshme, por është fakt falë Giorgia Meloni dhe falë kësaj qeveria. Ka një lidhje të vecantë të këtij partneriteti strategjik që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. Kemi një nga kantieret më të mëdha për energjinë. Po punojmë për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen dhe Perëndimin, me rëndësi të madhe strategjike.

Kemi edhe kulturën. Sa më takon më në fund kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë me rëndësi europiane si është Maksi i Romës së bashku me Galerinë tonë Kombëtare. Nëse në vitin 2028, vit në të cilin Italia do të marrë Kryesinë e Këshilit Europian, në fund të 2028 do të nisim punën për negociata politike. Dhe do të mund të hapin atë derë që qëndron e mbyllur prej qindra vitesh”, tha Rama .

Më tej Rama tha se falë bashkë marrëveshjeve të arritura do të ketë edhe Muze Italian në Shqipëri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!