Të gjithë kuriozët apo edhe ata që u nevojitet të udhëtojnë për çështje të ndryshme në Estoni, shumë shpejtë do e kenë shumë të lehtë fluturimin atje.
Vendimi është marrë nga Air Baltik për të vendosur një linjë direkte me Tiranën. Lajmin e jep Presidenti Bajram Begaj, që vizitoi këtë të enjte kryeqytetin estonez.
“Sot kishim një lajm shumë të mirë, Air Baltik do të vendos linjë direkte me Tiranën”
Fluturimet direkte shkurtojnë distancën, “rrit shkëmbimet ekonomike, turizmin dhe afron më shumë dy popujt”, siç tha Presidenti.
Edhe vizita e tij zyrtare, shprehu besimin kreu i shtetit do të rrisë bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, si: turizmi, energjetika, siguria kibernetike, shërbimet elektronike dhe në teknologjinë e informacionit dhe komunikimit.
Pas pritjes ceremoniale, Begaj së bashku me homologun e tij estonezë theksuan dhe marrëdhëniet e mira politika që ekzistojnë mes dy vendeve dhe mbështetja për rrugën e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
/abcnews.al