Linjat interurbane të paligjshme, shoqata e Transportit: Ministria 20 ditë kohë për ta zgjidhur

schedule16:56 - 9 Tetor, 2019

schedule 16:56 - 9 Tetor, 2019

Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas i kërkon Ministrisë së Infrastruktruës dhe asaj të Brendshmes marrjen e masave ndaj furgonëve të paligjshëm të udhëtarëve. Nëse nuk merren masa brenda 20 ditëve, shoqata bën të ditur që do pezulloje transportin e operatorëve të transportit.

Operatorët e transportit interurban kërkojnë ndalimin e transportit të jashtëligjshëm, i cili po vë në rrezik aktivitetin e tyre. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Transportit Ndërqytetas, Kujtim Mema i la afat 15-20 ditë kohë Ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Brendshme, për zgjidhjen e problemit.

Mema përmendi zonat e kryeqytetit ku operojnë furgonat e jashtëligjshëm dhe theksoi se janë shtuar 170 linja interurbane që kanë shkaktuar kaos në transport.

Gjatë konferencës Shoqata Kombëtare e Transportit Ndërqytetas i kërkoi kryetarëve të bashkive ndërtimin e terminaleve me standarde me qëllim ofrimin e një shërbimi sa më cilësor. /ABC News Albania 24/7