Lini takim me telefon dhe mos merrni njeri me vete, si të shkoni tek dentisti nga e hëna

schedule20:20 - 7 Maj, 2020

schedule 20:20 - 7 Maj, 2020

Klinikat dentare do të hapen nga data 11 Maj, megjithatë përmes një protokolli masash higjieno-sanitare, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon që t’i drejtoheni atyre vetëm për vizita urgjente dhe jo për kontrolle rutinë.

Në protokoll thuhet se të gjithë personat e punësuar apo klientët duhen kontrolluar për shenja të dukshme të koronavirusit.

Theksi vihet në ruajtjen e masave të sigurisë, higjienës dhe distancimit social.

Të gjithë personat që i drejtohen subjekteve dentare duhet të komunikojnë më parë me punonjësit e saj.

Pacientët duhet të marrin rekomandime përmes telefonit përpara se të shkojnë në klinikë.

Ata duhet të udhëzohen për kujdesin ndaj dhëmbëve dhe marrjen e medikamenteve në shtëpi kur vizita në klinikë nuk bëhet në kohë.

Nuk lejohet që pacientët jenë të shoqëruar me përjashtim të fëmijëve që paraqiten bashkë me prindërit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!