Lindjet nga nënat adoleshente në Shqipëri në rënie

schedule15:04 - 12 Gusht, 2019

schedule 15:04 - 12 Gusht, 2019

Fenomeni i lindjeve në mosha të vogla po njeh një trend zbritës në vendin tonë. Megjithatë Shqipëria renditet e pesta ndër vendet evropiane për numrin e femrave që lindin nën moshën 20 vjeç.

Numri i nënave adoleshente në Shqipëri është ulur lehtë vitin e kaluar krahasuar me një vit më parë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, në vitin 2017, 5.6% e lindjeve në vend u kryen nga adoleshente, ndërsa në 2018 kjo shifër pësoi një rënie të vogël në 5.2%.

Megjithatë kjo shifër mbetet e lartë krahasuar me vendet e tjera evropiane. Në një renditje përsa i takon lindjeve nga nëna me moshë nën 20 vjeç Shqipëria listohet e pesta. Vendin e parë e mban Bullgari, ku 12,5% e lindjeve janë kryer nga nëna adoleshente. Më pas vijnë Rumania, Hungari dhe Sllovakia.

Nga ana tjetër, Danimarka është vendi evropian me numrin më të ulët të lindjeve nga nëna me moshë nën 20 vjeç. Në  këtë vend nordik vetëm 1% e foshnjave të sapolindura vitin e kaluar kishin nëna adoleshente . Në këtë aspekt Danimarka ndiqet nga Holanda , Luksemburgu, Suedia, Italia dhe Sllovenia.

Për tu kthyer në  Shqipëri, pjesa më e madhe e lindjeve në vend,   35.6%, janë ato nga nëna të moshës 25 deri në 29 vjeç.

Ndërsa lindjet te gratë mbi 40- vjeç vijojnë të mbeten të ulta. Ato vitin e kaluar ishin vetëm 1,5% e numrit të gjithë lindjeve në vend./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!