“Lindja e Mesme vatër e nxehtë tensionesh”, Minxhozi: Konflikti me Iranin po sfidon pathyeshmërinë e Izraelit

schedule20:18 - 16 Qershor, 2025

schedule 20:18 - 16 Qershor, 2025

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, analizoi përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme, duke e cilësuar situatën si një nga më delikatet në arenën globale.

Duke iu referuar deklaratës së Papa Françeskut se “Lufta e Tretë Botërore ka filluar”, Minxhozi vë në dukje se shpërthimi i njëkohshëm i disa konflikteve rajonale po rikthen frikën e destabilizimit të gjerë ndërkombëtar, me krizën Izrael-Iran në qendër.

Sipas tij, për herë të parë Izraeli është vendosur nën një presion të tillë ushtarak dhe simbolik, ku jo vetëm është goditur me raketa nga vende të treta arabe, por po sfidohet edhe imazhi i tij si një fuqi e pathyeshme ushtarakisht.

Minxhozi theksoi se ndryshe nga episodet e kaluara me Gazën apo Hezbollahun, ku Izraeli ka vepruar me epërsi të dukshme, përballja aktuale me Iranin po ekspozon dobësi dhe ndryshime në ekuilibrat rajonalë.

“Papa Françesku para disa kohësh habiti gjithë botën me tezën e tij se Lufta e Tretë Botërore ka filluar. Në këtë kuadër shpërthimi i shumë konflikteve rajonale, ka krijuar sfida dhe shumë rreziqe, ku konfirmuan edhe një herë se më delikati është tensioni në Lindjen e Mesme. Kjo është një situatë shumë delikate. Mendoj se konflikti aktual me Iranin ka një specifikë, sepse Irani shihet si një fuqi përtej asaj rajonale, por edhe sepse shihet si një rrezik.

Në këtë radhë me Iranin situata është ndryshe, saqë kurrë më parë toka e Izraelit nuk ishte preku nga raketa, nga vendete e treta islame-arabe. Kësaj here jo një herë por tre herë u prek nga raketa të mëdha. Këto treguan që edhe Izraeli është i thyeshëm. Elementi i ri është që Izraeli po del në një dritë tjetër, ku ishte fitimtari me pak humbje dhe shumë epërsi.

Mendoj se pak orë më parë kur Izraeli mori një operacion të jashtëzakonshëm me inteligjencë, thyerja e Irani tregon një thyerje të Izraelit. Kjo tregon se Izraeli kësaj here, ku goditi Hezbollahun dhe nuk vuajti fare, kur bëri Luftë me Gazën dhe nuk e vuajti, kësaj here është ndryshe. Për herë të parë në diskutim pathyeshmërinë e Izraelit”, tha Minxhozi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!