Lindi vajzën dhe u intubua, mjekja tregon gjendjen e 22-vjeçares nga Korça

schedule16:56 - 24 Shkurt, 2021

schedule 16:56 - 24 Shkurt, 2021

ABC sjell pamjet se çfarë ndodh brenda mureve të spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Në reanimacionin e këtij spitali është shtuar numri i të rinjve, të cilët po luftojnë me jetën si pasojë e Covid. Mes tyre është edhe në vajzë  22-vjeçe nga Korça, e cila është e intubuar.

Ka një javë e shtruar në Sanatorium. Dy ditë më parë solli në jetë vajzën e saj. Shefja e reanimacionit Alma Cani rrëfen për gazetaren Ema Shazivari gjendjen e saj.

“Ka rreth një javë që ka ardhur, pasi pamë që gjendja po rëndohej donim të krijonim mundësinë e lindjes së bebit. Për të realizuar me dëshirën e madhe mbijetesën realizuam lindjen në bashkëpunim me spitalin Koço Gliozheni. Tani po vazhdojmë me asistencë respiratore, eintubuar duke monitoruar në të gjitha drejtimet. Nuk kam fjalë, sepse pabesia e virusit është”, thotë mjekja.

Lexo edhe: Të rinjtë në gjendje të rëndë, Kapisyzi: Ka ardhur varianti britanik, ka agresivitet më të madh

Më tej Cani flet me emocion për rastet e pacientëve që kanë dalë nga intubimi.

“Po këtu kemi nxjerrë 2-3 raste. Po rasti i fundit ka qenë para disa muajsh, ku vërtet gjendja ishte totalisht e pashpresë. Një burrë 65-vjeçar i cili pasi u intubua prej 10 ditësh mundi ta kalojë me sukses dhe të marrë frymë lirisht”, thotë ajo. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!