Lindi kur ishte në koma nga Covid 19, 27 vjeçarja tregon momentin kur ka marrë për herë të parë foshnjën në krahë

schedule15:48 - 17 Prill, 2020

schedule 15:48 - 17 Prill, 2020

Një 27 vjeçare me koronavirus është bërë nënë në momentin që ajo ka qenë në gjendje kome si pasojë e terapisë për tu shëruar.

Nëna e mka marrë për herë të parë foshnjën në dorë pas daljes nga koma. Primachenko, 27 vjeç, ishte 33 javë shtatzënë kur u infektua me koronavirus më 24 mars, dhe një javë më vonë ajo ishte në gjendje kome dhe me një ventilator në Qendrën Mjekësore Legacy Salmon Creek në Vancouver, Uashington.

Angela kur u zgjua me 6 prill zbuloi se ajo kishte qenë pa vetëdije kur ka lindur vajza e saj Ava. 27 vjeçarja është nënë e dy fëmijëve ajo nuk ishte në gjendje ta vizitonte ose mbante vajzën e saj derisa u testua dy herë negative për COVID-19, gjë që më në fund ndodhi në 15 Prill.

“Ndihem si një e mbijetuar nga mrekullia”, është shprehur ajo duke e përshkruar si një nga momentet më të lumtura takimin me foshnjën e saj.

Angela ka theksuar se nuk ja ka idenë se ku mund ta ketë marrë koronavirusin por që fatmirësisht tashmë ndihet shumë optimiste./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!