Limfomat, mjekja: Shenjat që nuk duhet të neglizhoni

schedule15:00 - 9 Nëntor, 2022

schedule 15:00 - 9 Nëntor, 2022

Limfoma është kanceri që prek qelizat e bardha të gjakut. Mjekja hematologe pranë spitalit Hygeia, Resmie Tozharaku shpjegon dëmtim gjenetik që ndodh në trup.

Limfomat ndahen në hoxhkins dhe jo hoxhkins.

“Limfomat janë sëmundje hematologjike që e marrin origjinë nga limfocitet. Në një moment të caktuar të jetës ndodh një dëmtim gjenetik që çon në një proliferim të shtuar të këtyre qelizave. Dhe këto qeliza fillojnë të grumbullohen aty ku ndodhen gjendrat e organizmit tonë.”

Simptomat kanë të bëjnë kryesisht me zmadhim jo të dhimbshëm të gjendrave të trupit, megjithatë mjekja thotë se këto shenja nuk duhet t’i neglizhoni.

“Është sëmundje që karakterizohet me zmadhim të padhembshëm të këtyre gjendrave. Në cilido moment një person ndjen një zmadhim të njërës prej këtyre gjendrave duhet të paraqitet patjetër për të bërë ekzaminime të mëtejshme. Zakonisht këto gjendra nuk dhembin në prekje. Lokalizohen kryesisht në qafë, por mund të dalin nën sqetull, ose në rrëzë të kofshësh. Trajtimi bëhet nëpërmjet mjeteve laboratorike. Simptomat që e shoqërojnë, janë simptomat B dhe vetëm 30% e rasteve mund të paraqiten me këto simptoma. Mund të shoqërohenme djersitje, kruajtje të trupit dhe rënie në peshë.”

Për të ardhur më pranë pacientëve Spitali Hygeia do të ofrojë edhe një paketë për diagnostikimin e Limfomës Hoxhkin me çmimin ofertë prej 5.500 lekë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!