KOSOVË– Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani priti këtë të hënë në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Ky takim vjen në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të hënën ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.
Deputetët duhet ta zgjedhin kryetarin dhe pesë nënkryetarët për ta konstituuar përfundimisht Kuvendin e ri.
Vetëm pas konstituimit të Kuvendit mund të formohet Qeveria e re.
Konstituimi i Kuvendit është futur në një rrugë të mbyllur pasi Lëvizja Vetëvendosje e drejtuar nga Albin Kurti nuk ka shprehur asnjë vullnet për të propozuar një emër konkret, që merr pëlqimin e shumicës parlamentare.
Kjo këmbëngulje e Kurtit dhe VV vijon të mbajë peng Kosovën. Kryetarja e Shtetit Vjosa Osmani ka nisur takimet me drejtuesit politikë me qëllim për t’i dhënë fund lojës bllokuese të Albin Kurtit/abcnews.al