Limaj nënshkruan marrëveshjen me Mustafën, postet që merr në qeverinë e re

schedule13:52 - 30 Prill, 2020

schedule 13:52 - 30 Prill, 2020

Kreu i Nismës, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se ka nënshkruar marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike.

“Ne sot së bashku me kryetarin e LDK-së dhe kandidatin për kryeministër kemi arritur marrëveshje koalicioni. Pas zhvillimeve të kohëve të fundit, të gjithë jemi dëshmitarë të asaj që ka ndodhë. Kosova ka nevojë për një qeveri që e mbikqyrë parlamentin, i përgjigjet dhe një qeveri që mund të funksionojë sipas ligjeve”, ka thënë ai.

Limaj ka bërë me dije po ashtu se do të marrin dy ministri dhe zëvendëskryeministrin. Megjithatë ai nuk i ka bërë publik emrat e ministrave të partisë së tij. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!