Limaj: Ju tregoj kur hiqet taksa ndaj Serbisë

schedule21:20 - 20 Maj, 2019

schedule 21:20 - 20 Maj, 2019

 Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, i ftuar në “Mbrëmje ABC”, ka folur për mundësinë e zhbllokimet të dialogut Kosovë – Serbi, për taksën e vendosur nga qeveria ndaj mallrave serbe, për idenë e Presidenti Thaçi për korrigjimin e kufijve si dhe për çështje të brendshme politike.

Mirela Milori: Në Berlin pati tensione madje Haradinaj thotë se Rama më bëri presion në gjuhë të huaj për heqjen e taksës, nuk ka pranuar kryeministri juaj. Si do shkohet në Korrik, keni një takim të dytë të rëndësishëm në samitin e Parisit, do jetë hequr deri atëherë?

Fatmir Limaj: Unë ka qenë në Berlin dhe nga Berlini ka ardhur në Tiranë, kemi biseduar për këtë temë dhe kemi biseduar edhe për takimin e ardhshëm në Paris. Ne presim delegacionet nga Parisi dhe Berlini që të vijnë në Prishtinë dhe kemi shumë pyetje që kemi nevojë t’i qartësojmë dhe ata kanë nevojë për të na dëgjuar neve, për të strukturuar atë takim. Ndërsa sa i përket taksës janë 1 milion arsye që në na kanë detyruar për të vendosur taksën. Ne kemi thënë se taksa do të hiqet kur të bien poshtë arsyet. Ky ka qenë qëndrimi ynë. Por prej momenti që kemi vendos taksën e deri më sot Serbia jo vetëm që nuk ka tentuar të eliminojë arsyet për të hequr taksën, por përkundrazi na e ka vështirësuar edhe më tepër me sjelljen e saj.

Nuk hiqet taksa vetvetiu, taksa hiqet kur të pushojnë arsyet që na kanë detyruar me e vendos taksës. Deri më tani nuk kemi parë asnjë sinjal nga Serbia se ajo është e gatshme për të larguar arsyet që na kanë detyruar për të vu taksën. Ne jemi të hapur për të parë Beogradin nëse është i gatshëm për t’i eliminuar ata arsye që na kanë detyruar me vu taksën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!