Edhe pse Lil Nas X u nominua për pesë kategori të ndryshme në Grammy Aëards të këtij viti, ai nuk arriti të fitonte asnjë çmim. Artisti, i cili është komentuar shumë për preferencat e tij seksuale, duket se ka mbetur i zhgënjyer, pas shpalljes së rezultateve për çmimet e këtij viti.
Edhe pse kënga hit me titull “Montero (Call me by your name)” ka qenë favorite absolute, nuk mori asnjë çmim. Ai lëshoi një deklaratë në Twitter: “Nuk mund ta besoj se kam humbur të gjitha Grammy-t. Unë nuk jam më gay, tani e tutje,” shkroi ai në postim.



