Po vijon me debate dhe me tension mbledhja brenda Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, ku janë të shumtë zërat e deputetëve që kërkojnë largimin e Lulzim Bashës, pas rezultateve zhgënjyese në zgjedhjet e 6 marsit.
Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj ka zbardhur debatet brenda mbledhjes. Deputeti Ramadan Lika ka qenë mjaft i ashpër me Bashën, duke i kërkuar këtij të fundit dorëheqjen.
Ai ka thënë se duhen zgjedhje të menjëhershme brenda partisë për të parë se kush e bashkon PD-në.
‘Z.Basha unë s’të kam kërkuar kurrë gjë dhe të kam kthyer Koplikun si fitues. Jam gati të dorëzoj mandatin. Duhet zgjidhje, thua që s’kena humb, si nuk kena humb ne jemi shkatërruar. S’duhet të dalim pa vendim që këtu. Duhet një garë e hapur, të gjejmë kush e bashkon nëpërmjet zgjedhjeve! Ne mund të flasim gjithë natën por këtij debati zgjidhje i jep vota!’, është shprehu Lika