Lija e majmunit/ Shkencëtarët: Virusi po ndryshon më shpejt seç pritej

schedule15:26 - 27 Gusht, 2024

schedule 15:26 - 27 Gusht, 2024

Shkencëtarët që studiojnë llojin e ri të lisë së majmunëve, i cili është përhapur përtej Republikës Demokratike të Kongos, thonë se virusi po ndryshon më shpejt se sa pritej dhe shpesh në zona ku ekspertët nuk kanë fonde ose pajisje për ta gjurmuar atë në mënyrë efektive.

Kjo do të thotë se ka shumë të panjohura për vetë virusin, ashpërsinë e sëmundjes që shkakton dhe mënyrën se si transmetohet, duke e komplikuar përgjigjen, thanë për Reuters gjashtë shkencëtarë në Afrikë, Europë dhe Shtetet e Bashkuara.

Mpox, i njohur më parë si lija e majmunëve, ka qenë një problem i shëndetit publik në pjesë të Afrikës që nga vitet 1970, por nuk kishte marrë vëmendjen ndërkombëtare derisa u shfaq globalisht në 2022, duke bërë që Organizata Botërore e Shëndetësisë ta shpallte një emergjencë të shëndetit public.

Një lloj i ri i virusit, i njohur si clade 1b , po tërheq sërish vëmendjen globale pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli një emergjencë të re shëndetësore.

Ky lloj është një version i mutuar, një formë mpox që transmetohet përmes kontaktit me kafshët e infektuara dhe ishte endemike në Kongo për dekada të tëra. Mpox shkakton simptoma të ngjashme me gripin dhe skuqje të lëkurës, dhe mund të jetë fatale.

Sipas OBSH-së, Kongo ka pasur më shumë se 18,000 raste të dyshuara mpox clade 1 dhe clade 1b dhe 615 viktima këtë vit.

Pati gjithashtu 222 raste të konfirmuara të llojit clade 1b muajin e kaluar në katër vende afrikane, plus një në Suedi dhe Tajlandë, te njerëzit që kishin udhëtuar në Afrikë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!