Lija e majmunit, mjekët: Nuk ka vend për panik

schedule17:35 - 24 Maj, 2022

schedule 17:35 - 24 Maj, 2022

Nuk ka vend për panik!  Lija e majmunit sipas specialistëve të shëndetit publik merret nga kontakti i ngushtë me një person të infektuar ndërsa rreziku për përhapjen e sëmundjes infektive konsiderohet i ulët.

Në Shqipëri aktualisht nuk ka të prekur prej lisë së majmunit, por transmetimi i saj nga njeriu tek njeriu që ndodh për herë të parë e ka vënë këtë sëmundje në qendër të vëmendjes së shëndetësisë botërore.

Sëmundja nis me temperaturë, rritje të gjendrave limfatike e vijon me shfaqen e shenjave në fytyrë, duar, këmbë e më pas në të gjithë trupin.  Ndërsa vaksina e lisë së vërtetë ofron mbrojtje

Deri tani është parë që lija e majmunit kalon lehtë, por në rastet e shfaqjes së shenjave në sy mund të shkaktojë verbim.   Sëmundja  zgjat deri në 4 javë dhe gjatë kësaj kohe i sëmuri është infektues. /abcnews.al