Lija e majmunëve vs lija e dhenve: Dallimet dhe ngjashmëritë

schedule14:43 - 2 Qershor, 2022

schedule 14:43 - 2 Qershor, 2022

Sipas OBSH-së, tabloja klinike e lisë së majmunëve është e ngjashme me atë të lisë së dhenve, e cila në thelb është një infeksion kongjenital që është eliminuar. Në veçanti, lija e dhenve transmetohej më lehtë dhe në shumicën e rasteve ishte fatale, pasi rreth 30% e pacientëve vdiqën.

Rasti i fundit i lisë së dhenve u raportua në vitin 1977 dhe në vitin 1980 lija u deklarua se ishte zhdukur në mbarë botën pas një fushate vaksinimi dhe kufizimesh globale. Kanë kaluar 40 vite ose më shumë që kur të gjitha vendet e kanë ndërprerë vaksinimin kundër lisë.

Lija e majmunëve është zbuluar në vitin 1958

Nga ana tjetër, virusi i lisë së majmunëve i përket virusit Orthopoxvirus në familjen Poxviridae. Orthopoxvirus përfshin gjithashtu virusin variola (i cili shkakton linë e dhenve). Virusi i lisë së majmunëve u zbulua për herë të parë në vitin 1958 te majmunët dhe për herë të parë te njerëzit në vitin 1970 në Kongo.

Që atëherë, janë raportuar shpërthime lokale në vendet e Afrikës Perëndimore dhe Qendrore, me shpërthimin e fundit  Nigeri me mbi 500 raste të konfirmuara dhe të dyshuara, raporton abcnews.al.

Përpara shpërthimit aktual, në Europë dhe konkretisht në Mbretërinë e Bashkuar u identifikuan që nga viti 2018, vetëm 7 raste të lidhura në vendet kur lija e majmunëve është endemike.

Sipas OBSH-së, vaksina kundër lisë së dhenve ka mbrojtur gjithashtu popullsinë nga lija e majmunëve në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore, duke i bërë popullatat e pavaksinuara tani më të prekshme ndaj infeksionit me virusin e lisë së majmunëve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!