Lija e dhenve ose variçela prek fëmijët në Gjirokastër

schedule14:31 - 27 Nëntor, 2018

schedule 14:31 - 27 Nëntor, 2018

Sëmundja ngjitëse ajo që njihet si lija e dhenve ka prekur të vegjelit nëpër kopshtet e qytetit të Gjirokastrës. Vetëm në njërin prej tyre janë evidentuar nëntë raste.

Lija e dhenve ka prekur fëmijët në Gjirokastër. Nëntë raste janë zyrtarizuar vetëm një kopsht në lagjen zinxhira. Zakonisht kjo njihet si sëmundje e fëmijërisë, pra prek më tepër fëmijët e vegjël. Por është vënë re se kjo sëmundje po shfaqet edhe te moshat më të rrituara. Kryesisht tek ata me imunitet të ulët në organizëm. Në këtë lagje drejtuesit e kopshtit njoftuan prindërit.

Anila Çuli, drejtoresha e kopshtit: “Numri i rasteve ishte 8 deri në 9. Nuk pati asnjë lloj problemi. Puna në kopësht vazhdon normalisht.”

Ky është sezoni i sëmundjeve ngjitëse, njoftojnë pediatrit. Lija e dhenve ose siç njihet ndryshe në gjuhën mjekësore Variçela, është më e pranishme. Mjekët vënë në dukje se shumë nga këto sëmundje që kalohen gjatë fëmijërisë, lënë imunitet tek njeriu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!