Gjergji Kohila, ish-shefi i krimit kundër narkotikëve në Vlorë i akuzuar si i përfshirë në trafik droge është lënë në masën e arrestit me burg nga gjykata.
Kohila u vetëdorëzua 3 ditë më parë pasi ishte i shpallur në kërkim dhe i dënuar në mungesë.
Gjergji Kohila është një prej zyrtarëve të policisë ndaj të cilit prokuroria lëshoi urdhër-arresti në 2017, pasi dyshohet si i përfshirë në dosjen ‘Habilaj’ për trafikun e kanabisit.
GJKKO e ka dënuar me 12 vite burg Kohilën ndërsa ai përfiton nga gjykimi i shkurtuar ku i takon të bëjë 8 vite burg./abcnews.al/