Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Lihet në burg efektivi i RENEA-s, “koka” e trafikut të drogës në Tiranë

schedule13:32 - 24 Gusht, 2021

schedule 13:32 - 24 Gusht, 2021

Është dhënë masa “arrest me burg” Real Luli efektivin 27-vjeçar të forcave RENEA, i cili akuzohet si kreu i një grupi që merreshin me shpërndarje së drogës  në Tiranë, grup i cili u goditi disa ditë më parë nga policia.

Po ashtu edhe Gevi Spahia e Jurgen Luli, tw arrestuar bashkw me Real Lulin,  janë lënë në arrest me burg.

Grupi u godit disa ditë më parë gjatë një operacion të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave dhe Prokurorisë së Tiranës.



Nga kontrolli grupit të të arrestuarve iu kapën sasi kokaine, kanabisi të ambalazhuar, “ekstazy”, fara kanabisi, 7 peshore dhe materiale që shërbenin për ndarjen dhe paketimin e lëndës narkotike, 11,890 euro, 3 armë zjarri të llojit pistoletë të markave BRUNI e GLOCK, fishekë, 1 automjet tip Benz, 7 aparate celularë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!