Lihet në burg bashkëpunëtori i vrasjes së Suelas Sulës në Shkodër

schedule13:57 - 24 Janar, 2018

schedule 13:57 - 24 Janar, 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda  ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Fation Karmeshtën. Ky i fundit akuzohet se në bashkëpunim me Safedin Sulën kanë vrarë Suela Sulën në prill të vitit 2016 në Shkodër. Sipas prokurorit të çështjes Enrik Ligori ka përputhshmëri të ADN-së të Karmeshtës me mbetjet që u gjetën në thonjtë e viktimës . Prokuroria ka administruar si provë edhe 5 regjistrime telefonike të kryera nga viktima. Sipas prokurorit, në to ka biseda të ngushta mes Sadedin Sulës dhe Fation Karmeshtës, punonjës në mobilieri.

Fation Karmeshta dyshohet se e ka mbytur me duar Suela Sulën në bashkëpunim me bashkëshortin e saj, Safedin Sula./abcnews.al