Gjykata e Tiranës ka ndryshuar sot masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie” për ish-drejtorin e policisë bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha, I cili u arrestua si i dyshuar për akte të dhunshme gjatë protestës së 16 Shkurtit së bashku me 18 protestues të tjerë. Edhe pse beteja u zhvendos në gjykatën e Apleit, sërish për arsye procedurale u rikthye në Gjykatën e Tiranës. Me të njëjtën masë sigurie “arrest në shtëpie”, togat e zeza kanë lënë edhe 4 të ndaluarit e tjerë të protestës së parë kombëtare të opozitën. Gjykata vlerësoi që të lironte të 5 të pandehurit edhe pse hetimet nga Prokuroria e Tiranës vazhdojnë. Florenc Hoxha, Ferit Dankshi, Agim Peposhi, Ilir Hamendani dhe Sajmir Rexhepi edhe pse të lirë nuk do të mund që të marrin pjesë në protestën e sotme të opozitës./ABC News Albania 24/7
Lihet i lirë Florenc Hoxha
schedule16:00 - 21 Qershor, 2019
schedule 16:00 - 21 Qershor, 2019