Ligue 1: Valon Berisha krah Neymar dhe Depay, “L’Equipe” e vlerëson

schedule19:16 - 26 Tetor, 2020

schedule 19:16 - 26 Tetor, 2020

Valon Berisha nuk e gjeti veten te Lazio për shkak të dëmtimeve, ndërkohë që më pas edhe stafi teknik nuk e konsideronte pjesë të rëndësishme të ekipit. Gjashtë muaj në Bundesliga, minuta të marra dhe më pas Reims vendosi ta transferonte.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës është kthyer në një titullar të rregullt në skuadrën e Ligue 1, ndërkohë që e ndihmon fakti që është në një skuadër me Arbër Zenelin, me të cilin luan edhe me dardanët.

 

Në përballjen kundër Montpellier, që Reims e fitoi 0-4, Berisha bëri një ndeshje shumë të mirë dhe kjo ka rënë në sy edhe të specialistëve. “L’Equipe” e ka përfshirë në formacionin më të mirë të javës dhe i jep notën “7”.

Në “top11” ka emra si Neymar e Depay, ndërkohë që Berisha ka rënë në sy për pasimet e shumta, 61 madje të bëra në fushën e kundërshtarit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!