Ligue 1 në “TikTok”, Liga Franceze e Futbollit firmos marrëveshjen

schedule13:58 - 30 Shtator, 2020

schedule 13:58 - 30 Shtator, 2020

Liga Franceze e Futbollit (LFP) ka njoftuar pak çaste më parë se ka firmosur një kontratë partneriteti me rrjetin social “TikTok”. Qeveria franceze e futbollit e shikon këtë si një lëvizje të zgjuar, pas popullaritetit të madh që pati aplikacioni në periudhën e pandemisë.

LFP hapi llogarinë e saj për herë të parë në “TikTok” nëntë muaj më parë dhe tashmë ajo numëron më shumë se 1.1 milionë ndjekës. Sot është firmosur një partneritet zyrtar, në të cilën do të përfshihen mekanizma dhe veçori për kampionatin francez.

Kështu tifozët do të kenë mundësinë nga dita e sotme të ndjekin klubin apo lojtarët e tyre të preferuar përmes transmetimeve të drejtpërdrejta dhe në sfida të ndryshme në “TikTok”. Gjithashtu do të jetë edhe “hashtagu” Ligue1 ai që do të përdoret në mënyrë zyrtare tashmë dhe nga rrjeti social. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!