Ligue 1/ Në Francë fitojnë favoritët, Monaco e Lens kthehen te triumfet në kampionat

schedule21:26 - 9 Nëntor, 2024

schedule 21:26 - 9 Nëntor, 2024

Nuk janë në nivelin e Paris Saint-Germain, ama janë gjithmonë aty për të sfiduar “pronarët” aktual të futbollit francez.

Monaco e Lens kanë siguruar triumfe të mëdha, në sfidat e javës së 11-të të kampionatit francez të futbollit, Ligue 1, me “Bardhekuqtë” nga Principata që mundën 3-1 skuadrën e Strasbourg, ndërsa “Verdhekuqtë” siguruan 3 pikë pasi kaluan me rezultatin 3-2, “Kanarinat”  e Nantes.

Pavarësisht rezultatit, “Të Kaltërit” e Strasbourg po udhëhiqnin sfidën falë golit të Doue në pjesën e parë, megjithatë një dopietë nga Eliesse Ben Seghir në minutat 79’ e 89’, si dhe një gol nga francezi George Ilenikhena përmbysën gjithçka për të siguruar tre pikët “të arta”.

Në krahun tjetër, Lens dhe Nantes dhuruan spektakël në sy të 38,223 tifozëve të “Stade Bollaert-Delilis”, me “Verdhekuqtë” vendas që shënuan 3 herë në portën e kundërshtarëve falë Frankowski, Ojedrian e Thomasson, ndërsa për kundërshtarët shënuan Simon e Cozza.

Falë këtyre rezultateve, Monaco ngjitet në kuotën e 23 pikëve, në vendin e 2-të, tre pikë më pak se PSG, Lens ngjitet në vendin e 5-të me 17 pikë, Starbourg mbeten në vendin e 10-të me 11 pikë, ndërsa “Kanarinat” e Nantes mbesin në vendin e 14-të me 10 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!