Ligue 1/ Lille “harron” humbjen, Zhegrova me shokë mjaftohen me 1 pikë nga transferta e Nice

schedule18:06 - 10 Nëntor, 2024

schedule 18:06 - 10 Nëntor, 2024

Fitore nuk arritën të siguronin, ama humbjen e shmangën dhe diçka të tillë e bëjnë prej 2 muajsh.

Francezët e Lille kanë arritur një tjetër rezultat pozitiv në elitën e futbollit francez, teksa mesditën e kësaj të diele kanë siguruar barazimin 2-2, në transfertën e “Allianz Riviera”, kundër “Kuqezinjve” të Nice, në sfidën e vlefshem për javën e 11-të të Ligue 1.

Të partë që morën avantazhin ishin pikërisht miqtë e Lille, me belgun Mathias Fernandez-Pardo, i cili gjeti rrugën e rrjetës, që në minutën e 16’-të duke filluar festën e të tijve, festë e cila do të ndalohej fillimisht në minutën e 56’-të falë golit të Diop, ndërsa 10 minuta më vonë holandezi Mitchel Bakker shënoi golin e dytë për skuadrën e Edon Zhegrovës, duke marrë sërish avantazhin, mirëpo nuk mbaroi me kaq.

Vendasit arritën sërish të barazonin shifrat këtë herë në sekondat e fundit të lojës, ku pas një asistimi perfekt të Guessand, mesfushori francez Tom Lauchet dërgoi topin në rrjetën e Chevalier.

Falë këtij rezultati, skuadra e Lille shkon në kuotën e 19 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 4-t, vetëm 1 pikë larg nga Marseille, ndërsa menjëherë pas tyre vjen Nice me 17 pikë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!