Aktori Ligoraq Riza ndonëse në moshën 70 vjeçare ka vendosur të mos e braktisë skenën, por t’i përkushtohet dramaturgjisë dhe letërsisë shqiptare për t’i shërbyer edhe publikut te ri.
Ai sjell për publikun “Vjeshtën e Xheladin Beut”, kjo perlë e letërsisë shqiptare është përshtatur për skenë, për mesazhet aktuale edhe në ditët e sotme.
Kryepersonazhi pa iu dridhur dora është gati të shuajë edhe jetë njerëzish boll të ruajë të paprekura pozitat e tij mbi njerëzit dhe pronat. Degjenerimi i tij shpirtëror dhe moral nuk njeh kufi.
Ai nuk nguron të vrasë edhe vajzat e reja kur mëson se ato presin të bëhen nëna prej tij. Shthurja morale e çon deri ne kufijtë e inçestit, e me pas drejt çmendurisë.
Fundi i Xheladin Beut, vdekja e tij, vjen si një dënim tragjik i pështirë, po sigurisht i merituar për gjithë bëmat e jetës së tij. Shfaqja do vijë sërish në nëntor, e më pas do bej nje tur në teatrot e gjithë Shqipërisë. /Abcnews.al