Ligjvënësit gjermanë, thirrje kancelarit të përjashtojë Rusinë nga SWIFT

schedule13:27 - 25 Shkurt, 2022

schedule 13:27 - 25 Shkurt, 2022

Ligjvënësit gjermanë kanë kritikuar kancelarin Olaf Scholz për mospërjashtimin e Rusisë nga sistemi i pagesave SWIFT, në raundin e fundit të sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Moskës, shkruan CNN

Anëtari i Parlamentit gjerman Norbert Rottgen,  tha përjashtimi i Rusisë nga SWIFT është armë më e fortë duke shtuar se: “Përjashtimi i Rusisë nga SWIFT nuk duhet të dështojë tani për shkak të Gjermanisë!”

Gjermania është klienti më i madh i gazit në Rusi dhe është përpjekur të mbajë gazsjellësin Nord Stream 2 jashtë politikës globale. Të martën, kancelari gjerman Olaf Scholz ndaloi procesin e miratimit të Nord Stream 2.

Ndërkohë, mijëra njerëz protestuan në rrugët e Berlinit të enjten mbrëma në shenjë mbështetjeje për Ukrainën. Policia tha se rreth 2,500 njerëz,  mes tyre disa emigrantë ukrainas që jetojnë në Gjermani u mblodhën në Portën e Brandenburgut, e cila u ndriçua me ngjyrat kombëtare të Ukrainës.

Rreth 150 protestues u mblodhën jashtë ambasadës ruse, tha policia. Turmat u mblodhën gjithashtu në qytete të tjera gjermane, duke përfshirë Potsdamin, Lajpcigun dhe Mynihun në shenjë mbështetjeje, ndërsa Moska filloi një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës të enjten.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!