Ligjvënësi izraelit për konfliktin Izrael-Hezbollah: Bejruti do të duket si Gaza

schedule08:33 - 9 Shtator, 2024

schedule 08:33 - 9 Shtator, 2024

Nissim Vaturi, një ligjvënës izraelit nga partia Likud e Netanyahut, ka thënë se “është çështje ditësh” përpara se konflikti i Izraelit me Hezbollahun të kthehet në një luftë të plotë.

Duke folur për transmetuesin publik izraelit Kan, Vaturi shpalosi planin e tij për luftën, duke bërë thirrje për bombardime parandaluese ajrore që zgjasin deri në pesë ditë, e ndjekur nga një pushtim tokësor, shkruan Al Jazeera.

Ligjvënësi, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Sigurisë të Izraelit, pretendoi se Netanyahu ndante pikëpamjet e tij.

“Dahiyeh do të duket si Gaza, nuk ka rrugë tjetër,” shtoi ai, duke iu referuar periferisë jugore të Bejrutit.

Nëse Izraeli sulmon Dahiyeh, nuk do të ishte hera e parë. Ushtria izraelite rrafshoi aty lagje të tëra në vitin 2006 gjatë luftës së fundit me Hezbollahun.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!