Ligji ushtarak nis armatosjen e popullsisë, Presidenti i Ukrainës i ofron kujtdo që i dëshiron

schedule11:14 - 24 Shkurt, 2022

schedule 11:14 - 24 Shkurt, 2022

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shpall ligjin ushtarak dhe u bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë të qetë në një fjalim të shkurtër video të enjten në mëngjes.

Volodymyr Zelenskyy ka thënë gjithashtu se do t’i lëshojë armë kujtdo që i dëshiron ato, sipas mediave shtetërore.

Kujtojmë se shumë civilë ukrainas iu nënshtruan trajnimit bazë ushtarak në javët e fundit ndërsa tensionet u rritën me Rusinë.

Ukraina ka ndërprerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Rusinë pas pushtimit të saj në territorin ukrainas, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një konferencë për shtyp.

Deklarata e plotë e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky:

“Të dashur qytetarë ukrainas, sot në mëngjes Presidenti Putin njoftoi një operacion special ushtarak në Donbas. Rusia kreu sulme në infrastrukturën tonë ushtarake dhe rojet tona kufitare. Në shumë qytete të Ukrainës u dëgjuan shpërthime. Ne po vendosim gjendjen ushtarake në të gjithë territorin e vendit tonë. Një minutë më parë pata një bisedë me Presidentin Biden. Shtetet e Bashkuara tashmë kanë filluar të bashkojnë mbështetjen ndërkombëtare. Sot secili prej jush duhet të ruajë qetësinë. Qëndroni në shtëpi nëse mundeni. Ne jemi duke punuar. Ushtria po punon. I gjithë sektori i mbrojtjes dhe sigurisë është duke funksionuar”. 

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!