Ligji për “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, Balluku: Nuk ka ndryshim thelbësor, por rregullime të ligjit ekzistues

schedule17:45 - 2 Maj, 2024

schedule 17:45 - 2 Maj, 2024

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi se ndryshimet e propozuara në ligjin “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit” synojnë rregullime në ligjin ekzistues. Në kuvend, ministrja u shpreh se do të ketë ndryshime rrënjësore të mekanizmit të sekretariatit.

“Sot zhvillimi i ndërtimit në Shqipëri është prioritet në aspektin e zhvillimit ekonomik dhe nëse i referohemi Tiranës, është ktrhyer një një galeri arkitekturore. Të gjitha krijojnë nevojën për një kuadër më të ri ligjor, për të pasur një agjenci, e cila do të lëvizë më shpejt duke lënë mënjanë burokracinë dhe në shërbim të subjekteve investitore. Në këtë rast, ky përshpejtim i procedurave ju lind dyshime ndërkohë që nuk do të jetë kështu pasi bëhet fjalë për procedura që do të jenë publike, transparente, online dhe si të tilla do të keni mundësi t’i shikoni publikisht.

Ndryshimet e propozuara synojnë rregullime në ligjin ekzistues dhe nuk ka një ndryshim thelbësor të këtij ligji. Parashikimi i shërbimit me një ndalesë për të siguruar lehtësimin, eficensën dhe transparencë të procedurës gjatë shqyrtimit dhe më pas gjatë miratimit dhe zbardhjes. Lehtësimi i procesit të miratimit të VNM-ve që është merr kohë dhe nganjëherë, duke vazhduar aplikimet në ministrinë e mjedisit dhe të turizmit, humb afati kohor i aplikimit të vetë lejet. Janë bërë dëgjesat publike dhe the që nuk është bërë në mënyrën e duhur. Për të thënë të drejtën të gjitha problematikat i kemi mbledhur përmes dëgjesave publike kështu që ajo që po adresojmë sot vjen nga eksperienca që ky ligj ka pasur nga vetë aplikuesit.

Për të garantuar një shërbim me një ndalesë, me gjithë paketën e përfitimeve, kemi një ndryshim rrënjësor të mekanizmit të sekretariatit, secili sekretariat në funksion të këshillit kombëtar të territorit kthehet në një agjensi në shërbim të këshillit kombëtar të territorit dhe ujit si një institucion kolegjial dhe është një agjenci, që do të mbështesë të gjithë procesin dhe do të shërbejë si një kontakt midis subjektit dhe institucioneve të tjera për të ulur kohën e burokracisë.”, tha ajo duke shtuar se është i nevojshëm dhe riorganizimi i stafit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!