Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligji për referendumet/ Balla: Mazhoranca do angazhohet për këtë nismë ligjore

schedule12:42 - 24 Mars, 2026

schedule 12:42 - 24 Mars, 2026

Në një konferencë për shtyp kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se nevojitet një ligj i posaçëm për referendumet.

“Këtë draft që kemi sot, para se ta depozitojmë në Kuvend, do t’ia nënshtrojmë një procesi të gjerë konsultimi. Grupi do zhvillojë tryeza të mëdha konsultative, me juristë, profesorë, studentë, shoqërinë civile, me qëllimin e mirë që të shkojmë në një projekt të konsoliduar. Për t’i dhënë udhë  këtij procesi.

Do të jetë një proces i gjerë dhe i gjatë. Këtë draft që kemi këtu do e depozitojmë në Kuvend. Maxhoranca po angazhohet për nismën ligjore, për ligjin e ri për referendumet. Referndumi i përcaktohet si forma e drejtpërdrejtë të popullit për një çështje, kushtetuta ka përcaktuar dy çështje ku mund të thirret referendumi: për një ligj, referendumi konsultativ”, tha Balla.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!