Ligji për Presidentin, Bushka: S’jemi çmendur, s’ia heqim kompetencat, drafti në 15 tetor

schedule17:54 - 21 Shtator, 2020

schedule 17:54 - 21 Shtator, 2020

Pas përplasjeve me Ilir Metën për dekretin e zgjedhjeve të 30 Qershorit 2019, socialistët kanë nisur punën për një ligj specifik për Presidentin e Republikës. Deputetja e PS, anëtare e komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka e ftuar në studion e Abc News përballë gazetarit Endri Xhafo u shpreh se ligji nuk ka asnjë qëllim të keq, por vetëm të normojë zbatimin e kompetencave nga Presidenti i Republikës për të shmangur situata si vitin e kaluar me zgjedhjet lokale.

Komisioni i Ligjeve ka ngritur një grup pune për atë rekomandim që dha komisioni hetimor. Ligji për Presidentin që tashmë është duke u hartuar duke të kuptohet si ligj që normon rregullat për Presidentin, as i shton dhe as i heq kompetencat, është ligj organik, parashikon si do të zbatohen kompetencat dhe cfarë ndodh kur nuk zbatohen. Kushtetuta jep kompetencat, dhe institucionet i zbatojnë sipas parashikimeve.

Fjala bie, edhe për kuvendin kushtetuta i parashikon rregullat, por i jep të drejtë që të bëj një rregullore. Presidenti ka kompetenca normale dhe substanciale. Nëse raste kushtetuta i parashikon, nëse të tjera, si ajo e datës së zgjedhjeve, vetëm e cakton nuk e shfuqizon, arriti deri atje që u bë pengesë. Ligji do të normojë rregullat, nuk ka synim, nuk është çmendur, sikur është çmendur dikush, për të rrudhur kompetencat. Komisioni që po punon nuk do të kalojë asnjë cak të kushtetutës duke normuar.

Kush e sheh si qëllim është cështje mos qartësie. Ligji ka synim detajimin e ushtrimit të kompetencës. Ligji do të përcaktojë kush janë rregullat, kohës, procedurës së ndjekur, kur kalon afati dhe ka mungesë veprimi. Askush të mos mendojë se këtu ka një qëllim të keq. Komisioni do të hartojë projektligjin dhe duhet ta paraqesë brenda 15 tetorit” tha ajo./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!