Ligji për ndihmën ekonomike, Kospiri: Ja risitë dhe pëfitimet

schedule15:45 - 22 Korrik, 2019

schedule 15:45 - 22 Korrik, 2019

Zv/ministrja e Punës dhe Çështjeve Sociale, Bardhylka Kospiri ka sqaruar në studion e ABC News ligjin e ri të ndihmës ekonomike, risitë dhe përfitmet që sjell ai. Sipas saj ky ligj synon që personat në moshë pune të mbështeten dhe orientohen drejt punësimit.

“Ne kemi në skemë 66 mijë familje që marrin në mënyrë të drejtpërdrejtë nga programi ynë, por edhe nga bashkitë nga fondit 6%. Personat në moshë pune të mbështeten dhe orientohen drejt punësimit.

Sistemi është i kujdesshëm, bën vlerësimet u pilotua dhe u shtri në gjithë rajonet dhe janë kaluar shumë hapa. Ka dhe familje që kanë perosna të punësuar dhe marrin ndihmë ekonomike, sepse ka të bëjë më faktorë të tjerë sa persona janë, sa të ardhur kanë?. Ky ligj ka disa risi dhe nëse deri tani kemi kufi maksimal në 8 mijë lekë të reja rezulton se janë 3 mijë familje që duke qenë se kanë numër të madh anëtarësh duhet të marrin më shumë. Ligji ka bërë dhe kufizimin qëndrimit në skemën e përfitimit në limit 5 vjeçar, duke i mbështetur dhe orientuar drejt programeve nxitëse të punësimit”.

Sa u takon personave me aftësi të kufizuar Kospiri theksopi se me ligjin e ri synohet integrimi i personave dhe jo trajtim pasiv i tyre.

“Ligji ka 3 programe dhe për personat më aftësi të kufizuar që nuk vlerësohet si pacient, por në atë social në mënyrë individuale me mbështetje të medikamenteve dhe ndahet vlerësimi për të rritur dhe fëmijë më vete. Personat me aftësi të kufizuar motivohen nuk trajtohen si persona për mbijetese. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtja Sociale mbështesin grupet që kanë nevojë dhe grupimet të tjera vulnerabël. Asnjë e drejtë nuk shkelet dhe përfitim sa më të drejtë dhe synohet integrimi i personave dhe jo trajtim pasiv”.

Me ligjin e ri të ndihmës ekonomike nga bonusi i bebeve përfitojnë edhe shtetasit shqipatrë jashtë territorit të vendit.

“Përfitojnë të gjitha lindjet në institutcionet shtetërore e private dhe shtetasve që lindin jashtë territorit të Shqipërisë. Kemi mbi 15 mijë përfitime nga bonusi i bebeve”.

Kospiri foli gjithashtu edhe për shtimin e çifteve me aftësi ndryshe kur lidhin martesë.

“Është shtuar numri i çifteve me probleme me aftësi të kufizuar me dy ose një bashkëshort. Ata guxojnë se ndjehen të mbështetur dhe janë të punësuar e ndërtojnë familje se kanë mbështetje financiare”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!