Ligji për ndalimin e abortit, vijojnë protestat në Poloni

schedule15:42 - 26 Tetor, 2020

schedule 15:42 - 26 Tetor, 2020

Në Poloni protesta e lëvizjes së grave dhe shoqërisë civile kundër vendimit të gjykatës kushtetuese për modifikimin e ligjit kundër abortit, është radikalizuar dhe po shtrihet çdo ditë më shumë. Jo vetëm në kryeqytetin Varshavës por dhe në qytetet të tjera të vendit, është thyer një tabu: protestueset kanë hyrë në kisha duke sfiduar katolikët dhe institucioni fetar. Ato kanë ndërprerë dhe mesha duke hedhur parulla në favor të abortit.

 

Policia arriti të ndalojë protestuesit të cilët ishin nisur drejt shtëpisë së liderit të mazhorancës sovraniste, Jaroslav Kazinski. Ndërsa një turmë tjetër u shpërnda me gaz lotsjellës. Por duke injoruar dhe ndalimin për grumbullim në kuadër të masave kundër Covid-19, manifestimet vazhdojnë. Madje është paralajmëruar dhe bllokimi i trafikut në të gjithë vendin.

 

 

Në disa nga parullat lexohej “Lutemi për të drejtën për abort”. Hyrja në kisha është veprimi më spektakolar dhe provokues i protestës që tashmë është në ditën e pestë të saj. Jashtë shumë kishave gratë kanë varur postera ku duket një grua shtatzënë e kryqëzuar me diciturën “Faji yt, faji yt i madh”.

Manifestueset akuzojnë konferencën episkopate polake, e cila lavdëroi vendimin e gjykatës kushtetuese që mohon të drejtën e abortit dhe kur fetusi ka defekte./abcnews.al