E ftuar në një lidhje skype me edicionin e “Newsline” në ABC News ka qenë Zamira Gjini, Drejtoreshë për Zhvillimin e Arsimit, e cila ka folur në lidhje me ligjin e ri që detyron studentët e mjekësisë së përgjithshme që të punojnë 5 vite në Shqipëri pasi përfundojnë studimet dhe më pas të pajisen me diplomë.
Gjini tha se studentët që do të regjistrohen në vitin e parë do të nënshkruajnë një marrëveshje me Ministrisë e Arsimit, Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë dhe kjo ardhur sipas saj si rrjedhojë e një studim që është bërë lidhur me situatën aktuale dhe projeksionet për vitet e ardhshme.
“Ministria e Arsimit së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Universitetin e Mjekësisë kanë hartuar një projektligj, për studentët që do të regjistrohen dhe ata që janë duke vijuar studimet e mjekësisë.
Në këtë projektligj janë përcaktuar rregullat që studentët duhet të kenë parasysh pasi të mbarojnë studimet.
Ata që do të regjistrohen në vitin e parë, janë të detyruar të nënshkruajnë një marrëveshje me këto 3 institucione dhe këta student pasi të mbarojnë studimet do të punojnë 5 vite në Shqipëri.
Kjo gjë ka ardhur si rrjedhojë e një studimi që është bërë lidhur me situatën aktuale dhe projeksionet për vitet e ardhshme” tha Gjini.
Gjini tha se studentët pasi të përfundojnë studimet do të pajisen me licensën e mjekët dhe do të kenë mundësinë ta ushtrojnë profesionin e tyre brenda vitet dhe pasi të kenë punuar për 5 vite, do të pajisen me diplomë.
Ajo bëri me dije se nëse një student nuk punësohet brenda një viti, atij i lind e drejta ta prishë marrëveshjen e nënshkruar me 3 institucionet.
Në lidhje me studentët që janë në studim e sipër dhe nuk duan ta nënshkruajnë marrëveshjen, Gjini tha se ata kanë të drejtë ta bëjnë këtë gjë, por duke paguar kostot që do të përcaktohen nga Universiteti.
“Këta studentë që do të mbarojnë programin e Mjekësisë së Përgjithshme do të marrin licensën e mjekut dhe mund ta ushtrojnë profesionin e tyre brenda vendit dhe vetëm pasi të kenë punuar 5 vite ata do të marrin diplomën e tyre.
Do të ketë një përcaktim nga MSH për punësim e studentëve dhe nëse këtyre studentëve nuk do t’i ofrohet punë për një vit, ata nuk kanë më detyrimin që t’i nënshtrohen marrëveshjes që kanë nënshkruar në fillimin e studimeve.
Është bërë një ndarje mes studentëve që nisin vitin e parë dhe atyre që janë në studim e sipër. Ata që janë në studim e sipër do të kenë detyrim të punojnë aq vite sa i kanë ngelur. Studentët që janë në studim e sipër dhe nuk duan ta nënshkruajnë marrëveshjen, duhet të paguajnë, sipas një llogaritje që do të përcaktohet. Do të jetë Universiteti i Mjekësisë ai që do të përcaktojë se sa do të paguajë studenti që nuk dëshiron të qëndrojë dhe të punojë në Shqipëri pas përfundimit të studimeve.
Tarifa varet nga vitet që u kanë mbetur për të studiuar,” tha ajo.
Në lidhje me rritjen e kuotave me 500 këtë vit, ajo tha se kjo vjen për shkak të kërkesës për mjek në sistemin shëndetësor.r.t/abcnews.al