“Ligji për mjekët, efekt të garantuar”, Daci: Profesionet t’i kthehen humanizmit

schedule20:58 - 13 Tetor, 2023

schedule 20:58 - 13 Tetor, 2023

 

Juristi, Jordan Daci, i ftuar me anë të një lidhje live me emisionin “Sheshi i Dollarit” foli për ligjin e mjekëve dhe efikasitetin që ai pritet të ketë.

Daci tha se asnjë ligj nuk jep rezultat 100%, por një farë efekti do ta ketë të garantuar.

Ai shtoi se në profesione ka humbur humanizmi, i cili duhet të rikthehet medoemos, pasi sipas tij një mjek që nuk është human, nuk vlen asnjë lek

“Asnjë ligj nuk jep rezultat 100%.  Do të ketë mes studentëve që i kanë mundësitë financiare dhe do të largohem dhe t’i s’ke çfarë i bën.

Kjo është një pjesë e veprimeve që duhet të ndërmerren për të frenuar këtë fenomen.

E vetmja gjë nuk mund të pranohet është nëse ne nuk bëjmë asgjë, ajo do të çonte drejt katastrofës.

Ky ligj do e frenojë sadopak largimin e mjekëve dhe infermierëve nga vendi.  Kemi universitete private tani që do të nxjerrin një numër të caktuar, kemi një rritje kuotash, në 400, që do të thotë numri që do futet në sistem në vitet e ardhshme do të jetë më i madh, do të ketë edhe studentë që nuk mund ta paguajnë tarifën.

Ajo çfar ndodh çdo ditë në vendin tonë nuk është ajo që ne duhet të kënaqemi, por ne duhet të jemi më solidarë, t’i kthehemi humanizmit, ka humbur humanizmi në të gjithë profesionet, mjeku që nuk është human, nuk ka asnjë pikë vlere.

Mund të ndash mendime të kundërta me qeverinë, por ne jemi i vetmi popull në botë që çdo gjë që bën qeveria vetëm se jemi opozitë nuk e pranojmë” tha Daci./abcnews.al