Kuvendi po diskuton sot për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin për lojërat e fatit. Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend tha se kjo është beteja e vërtetë me krimin, që t’i heqësh krimit financimin. Duke iu drejtuar kreut demokrat ai tha se sot duhet të ishte këtu për të votuar shërimin e një mortjeje shumëvjeçare.
“Kjo është një prej çështjeve që ndan qartë ne që jemi të angazhuar ta kemi vëmendjen te njerëzit dhe ata që nuk dinë ku janë.
Të ishte këtu për të votuar shërimin e një mortjeje shumëvjeçare e që ka dëmtuar mijëra familje shqiptare, sot marrim një vendim në luftën kundër krimit të organizuar. Kjo është betëjë kundër krimit të organizuar jo video që prodhon ti në SHQUP. Betejë kundër krimit është t’i heqësh krimit financimin, kjo është ti heqësh krimit bastet, kazinotë.
Tregu i basteve ka qarkulluar 700 milionë. kemi qenë larg këtij kontrolli. Kjo është domethënia më e qartë se çfarë ne kemi marrë përsipër të bëjmë.
7 mijë persona që gjoja dalin papunë në këtë sektor. Po ju them se janë të paktë 70 mijë familje që kanë vuajtur nga kjo mortje 25 vjeçare. Ne jemi për familjen, për nënat e vazjat që më 31 dhjetor do kenë burrin në shtëpi, paratë e bukës për bukë dhe jo për bixhoz e baste”. /abcnews.al