Ligji për liritë fetare, qeveria malazeze kërkon dialog me kishën serbe

schedule18:04 - 28 Janar, 2020

schedule 18:04 - 28 Janar, 2020

Kryeministri malazez, Dusko Markoviç i ka dërguar Mitropolitit të Malit të Zi, Amfilohije një thirrje për dialog mbi Ligjin për Lirinë e Fesë, bëri të ditur qeveria malazeze.

“Tani është koha t’i përkushtohemi harmonisë, miqësisë dhe ndërtimit të besimit, dhe veçanërisht brenda ortodoksisë. Qeveria e sheh dhe e njeh këtë mundësi, dhe do të angazhohet fuqimisht për të”, thuhet në njoftim.

Qeveria deklaroi se ishte e gatshme që të shihte zgjidhjet më të mira për zbatimin e neneve 62-64 të Ligjit dhe, përmes dialogut dhe ndoshta konsensusit, të eliminojë çdo dilemë dhe dyshim për përdorimin e Kishave, Tempujve dhe Manastireve në të ardhmen. Dy nenet e ligjit janë më problematikët për Kishën Ortodokse Serbe (SPC) sepse parashikojnë që pronësia e pasurisë të dëshmohet në procedurat administrative, ndërsa shprehen se barra e provës është mbi kishën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!