“Ligji për Komisionet të rishikohet”, Felaj: Parimet që ka Gjykata Kushtetuese duhet të respektohen!

schedule13:32 - 1 Dhjetor, 2023

schedule 13:32 - 1 Dhjetor, 2023

Deputetja e PS, Ermonela Felaj në një intervistë në “Tirana Live”, foli për ligjin për Komisionet Hetimore. Felaj u shpreh se ndryshimet janë shumë të rëndësishme dhe të domosdoshme, por opozita nuk pranon.

Deputetja socialiste theksoi edhe njëherë se ndryshimet i takojnë pakicës parlamentare dhe jo opozitës.

“PD ka depozituar dy kërkesa për ngritjen e Komisioneve Hetimore. Unë theksoj se dokumentet që kemi punuar ne dhe projekti që ka punuar opozita janë pothuajse të njëjtë. Pothuasje të njëjtën gjë ka bërë edhe zonja Tabaku me projektligjin e depozituar në Kuvend. Por unë them se çështjet e veçanta i propozon Gjykata Kushtetuese. Ajo që ne propozojmë nuk ka asgjë të shpikur, ne jemi munduar të jemi të kujdesshëm sidomos për situatat që janë bërë shkak për bllokimin e punës. Në ligjin tonë për Komisionet Hetimore, citohet që Komisioni në punën e ve t duhet të mbajë parasysh kodin e proceduarës penale. Por në momentin e ngritjes së Komisionet Hetimore deputetët duke mos e njohur kodin e procedurës penale, janë ndjerë të lirë ti zbatojnë rregullat si dikush që i dëgjon, por nuk i sheh të shkruara. Synojmë që procesi në fundore t’i përmbahet parimeve. Kuvendi të ndërhyjë për të kontrolluar me këtë mekanizëm dhe duke e njohur çështjen të marrë të gjitha masat për të stopuar vijimin e mëtejshëm të situatë”, tha ajo.

/abcnews.al/