Ligji për investitorët strategjikë, Bardhi: Deputetët socialistë janë porositur t’i fshehin rastin e Xhaçkës Gjykatës Kushtetuese

schedule23:55 - 17 Nëntor, 2022

schedule 23:55 - 17 Nëntor, 2022

Deputeti demokrat Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur te investimet strategjike, ku tha se ministrat janë porositur t’ia fshehin rastin e Olta Xhakës si investitore strategjike, Gjykatës Kushtetuese.

“Në investimet strategjike, nuk mungon as ministrja Olta Xhacka. Kjo anë e sallës së parlamentit ka marrë sot porosinë, që Olta Xhaçka t’ia fshehin gjykatës kushtetuese, sepse kuvendi nuk ka kompetente të heqë apo të japë mandate. Pyetja ime për Ramës është pse e fsheh këtë rast dhe pse nuk e paraqet në gjykatën kushtetuese. Çfarë shqetësimi keni ju që pengoni dërgimin e kësaj çështjeje në GJK. Rast unik në botë, ministrja e punëve të jashtë gëzon edhe statusin e investitorit strategjik bashkë me bashkëshortin. Do të investojnë 5.5 milionë euro”, tha Bardhi.

Deputeti demokrat tha gjithashtu se vetëm pak ditë pas miratimit të Ligjit për investimet Strategjike në 2015-n, bashkëshorti i Ministries Xhaçka krijon kompaninë “AGTCC SHPK”, për të fituar prona në bregdet, edhe pse në atë kohë ishte edhe vetë deputet, duke shkelur në mënyrë flagrante ligjin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!