Ligji për gjuhët në Maqedonine e Veriut, Mickoski paralajmëron amendamente pas verejtjeve të Komisionit të Venecias

schedule20:55 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 20:55 - 9 Dhjetor, 2019

Pas vërejtjeve të Komisionit të Venecias, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka paralajmëruar amendamente në Ligjin për Gjuhët, që lejon përdorimin edhe gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Ylber Sela, thotë se dy gjuhësia nuk duhet të jetë problem për një shtet europian.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një konference për media ka paralajmëruar amendamente për Ligjin për Gjuhët, sic tha konform vërrejtjeve të Komisionit të Venecias.

“ Një ligj jokushtetues ta bëjmë kushtetues, në frymën e praktikave evropiane konform vërrejtjeve të Komisionit të Venecias. Askush në këtë shtet të mos ndjehet I dëmtuar. Për këtë shkak këto amendamente duhet të përkrahen nga qeveria, me cka do të demostrojnë pjekuri por edhe të tregohet se nuk do të ketë kompromise me të drejtën”, tha Hristijan Mickoski.

Rekomandimet e Komisionit të Venecias I ka komentuar edhe Drejtori iAgjencisë për Zbatimin e Gjuhës Shqipe, Ylber Sela. Sipas tij, nëse duam që të kemi një shtet evropian dygjuhësia nuk duhet të jetë problem.

‘Të gjithë rekomandimet pozitive të cilat i sjell Komisioni i Venecias duhet ti marrim parasysh ti zbatojmë ato dhe të shkojmë më tutje sepse zbatimi i dygjuhësisë në vend normalisht që mund të përmirësojë marrëdhëniet ndëretnike ndërmjet maqedonasve dhe shqiptarëve, poashtu përmbyllet një çështje që del nga Marrëveshja e Ohrit”, u shpreh Sela .

Sela nuk ka dashur t`i komentojë përplasjet politike rreth Ligjit të Gjuhëve, por thotë se politizimi I kësaj cështjeje mund të ketë pasoja mes dy komuniteteve më të mëdha në vend.

‘Ne jemi në Ballkan poashtu populizmi nacionalizmi politik është i theksuar këtu, unë nuk dua të ndërhyj aty. Poashtu jemi edhe në vit zgjedhor vitin e ardhshëm dhe dikush dëshiron të përfitojë pikë politike në këtë drejtim, por unë do kisha thënë që të mos politizohet, kthim prapa nuk ka.’, tha ai.

Sela poashtu theksoi se Agjencia për zbatimin e Ligjit për Gjuhët do të vazhdojë me fazën e implementimit të këtij ligji. Ai shtoi se tashmë përgatiten edhe për fazën e dytë kurse nga 15 janari siç theksoi, institucionet duhet të flasin dhe të shkruajnë shqip./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!