Ligji për dosjet, Lapardhaja: Po ç’fokusohet vëmendja nga hapja e dosjeve

schedule14:56 - 25 Tetor, 2022

schedule 14:56 - 25 Tetor, 2022

Qëndrimi publik që po mbahet pas miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve është diskutuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri. I ftuar në studio ka qenë aktivisti Namir Lapardhaja, i cili është shprehur që zhvillimet më të fundit po tregojnë se kush janë njerëzit apo politikanët që kanë dashur hapjen e dosjeve dhe ata që nuk e kanë dashur një gjë të tillë.

Sipas tij, duke iu referuar dhe zhvillimeve të brendshme brenda PD ‘nuk ka patur dy qasje të paktën të artikuluara publikisht’, nuk janë depozituar drafte të tjera në Kuvend, apo për projekt-ligjin për hapjen e dosjeve, pavarësisht se konflikti në PD është prezent’.

‘Për rastin e dosjeve, kemi një propozim të grupimit Alibeaj, që ka dërguar një propozim për këtë çështje, grupimi Berisha, as nuk votuan, as nuk thanë asgjë për këtë çështje’, tha aktivisti Lapardhaja.

Sipas aktivistit Namir Lapardhaja ‘ka pasur shumë diskutime këto ditë rreth miratimit të këtij ligji, është ç’fokusuar i gjithë objektivi te thelbi i hapjes së dosjeve, te disa çështje që nuk kanë të bëjnë me vetë qëllimin kryesor të ligjit. Përveç miratimit të këtij ligji, i njëjti grupim deputetësh ka dërguar dhe ligjin e lustracionit, për të përfshirë dhe kategori të tjera të tilla si ish–drejtuesit, ish–heturuesit, apo ish-prokurorët e regjimit’, shtoi Lapardhaja.

Për të, hapja e dosjeve apo çështja e lustracionit është një kauzë e drejtë, një kauzë e cila e çliron shoqërinë shqiptare nga pengmarrja, duke e ditur të vërtetën bëhemi edhe më të lirë.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!