Ligj për prostitucionin, vendimi i Kuvendit të parë shqiptar në 1921 (Dokumenti)

schedule20:26 - 21 Prill, 2021

schedule 20:26 - 21 Prill, 2021

Sot është 100 vjetori i seancës së parë  parlamentare. Në kuvendin e parë shqiptar dolën 56 deputete, dokumente të veçantë si dhe fjalimet e kryetarit të kuvendit të kohës, Dhimitër Kacimbra e deputetëve u prezantuan në Arkivin e Shtetit në këtë ditë simbolike. Një nga ligjet e para të miratuara asokohe është edha ai i prostitucionit.

Kjo është dosja ku ruhen dokumentet e çeljes së punimeve të Parlamentit të Parë Shqiptar, 1 shekull më    herët. Specialist i Arkivit të Shtetit, Myrteza Sharra thotë se procesi i parë zgjedhor në Shqipëri zgjati disa muaj dhe më 21 prill të vitit 1921 u hapën punimet e Këshillit Kombëtar, me deputetë të zgjedhur nga populli prej nga dolën 56 deputetë me nivel të lartë kulturorë. Specialisti Myrteza Sharra thotë se dokumentet flasin për një nivel të lartë të  politikanëve të zgjedhur si dhe fjalimet e tyre janë të admirueshme.

“Niveli intelektual i parlamentit të parë ishte i admirueshëm, por edhe pas zgjedhjeve të 1923, kemi rritjen e nivelit intelektual të parlamentit, ku diskutimet, janë të një niveli shumë të lartë të demokracisë, që ndoshta as pas 1990 nuk e kemi arritur” tha ai.

Seanca e parë parlamentare u hap nga Kryetari i Kuvendit të kohës Dhimitër Kacimbra.  Një ndër ligjet e para të miratuara është ai i prostitucionit. “Diskutimi parësor është bashkimi i trevave të Kosovës me Shqipërinë, ishte politikë e përgjithshme e 56 deputetëve, dhe jo vetëm, cështje të tjera, ekonomike, politike, apo emancipimi i femrës shqiptare janë një diskutim i përgjithshëm nga të dyja anët e medaljes, qeveria dhe ajo që quhet opozitë” tha ai.

Ligji i miratuar në 1921 në kuvendin e Shqipërisë

Përveç një numri të madh dokumentesh më rëndësi të veçantë për historinë e vendit në Bibliotekën e Arkivit Qendror Shtetëror gjinden botimet e fjalimet e deputetëve që folën në këtë seancë të parë historike që themeloi parlamentarizmin në Shqipëri.

Që prej vitit 1921, parlamenti filloi të shfaqej rregullisht si një organ i dalë nga populli, me detyra të përcaktuara qartë në statutin e kohës./ Abcnews.al