Ligji i ri për shërbimin veterinar, Peleshi: Vaksinim e matrikullim falas

schedule17:20 - 16 Nëntor, 2018

schedule 17:20 - 16 Nëntor, 2018

Më tepër siguri ushqimore premton ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Peleshi me miratimin e ligjit të ri për shërbimin veterinar në Parlament. Shërbimi pritet të unifikohet, ndërsa për fermerët parashikohen më tepër lehtësi.

Fermerëve nuk do t’ ju  duhet më të paguajnë për vaksinimin apo matrikulimin e kafshëve. Ndërkohë që çdo njësi administrative do të ketë minimum një veteriner. Kjo do të ndodhë me miratimin në Parlament të ligjit për shërbimin veterinar, i cili synon unifikimin e shërbimit në një agjenci të posaçme. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Niko Pelshi e bëri të ditur gjatë një takimi konsultativ me grupet  e interesit.

“Ju e di që sot që flasim kemi veterinerë të bashkive, kemi veterinerë të ish- drejtorive të bujqësisë.  Kemi veterinerë të klinikave veterinare, kemi veterinerë automonë, kemi veterinerët e AKU-së.

Secili bën një rol të caktuar të segmentit të kontrollit ushqimor, të mirëqënies së kafshëve, por duke qenë shumë institucione shpeshherë këto segmente, keto hallka mbivendosen njëra me tjetrën dhe bëjnë që shërbimi, kontrolli dhe monitorimi të kolapsojnë”.

Reforma në shërbimin veterinar sipas ministrit Peleshi synon thjeshtimin e strukturës së kontrollit dhe monitorimit, ndërkohë i jep Autoritetit Kombëtar të Ushqimit më shumë kompetenca dhe përgjegjësi. Kjo deklaroi ministri do të garantojë më tepër siguri ushqimore. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!