Frekuentimi i kopshtit në Francë do të bëhet i detyrueshëm me ligj për të gjithë fëmijët mbi 3 vjeç. Sipas ministrit francez të arsimit, në këtë moshë fëmijët mund të mësojnë më shumë.
Të gjithë në shkollë sapo të kenë mbushur tre vjeç dhe jo më gjashtë. Është kjo reforma e prezantuar në Francë nga ministri Zhan Mishel Blanke i cili parashikon që kopshti të cilësohet si shkollim i detyrueshëm. Presidenti fracez Emanuel Makron ishte shprehur më parë se në këtë moshë hidhen bazat e mësimit dhe fëmijët mund të përvetsojnë më shumë.
Reforma e re do të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm shkollor në kuadër të asaj që është konsideruar si shkolla e besimit. Po në këtë projektligj, qeveria franceze parashikon dhe një pavarësi më të madhe për shkollat; mundësinë e institutive private për të financuar disa seksione ndërkombëtare, si dhe praninë në çdo institut të një komisioni vlerësimi për rezultatet e mësimdhënies./abcnews.al